Kolumbia siguron kualifikimin, Munoz vendos sfidën ndaj RD Kongos dhe dërgon “Los Cafeteros” në fazën me eliminim direkt
Turqia ka siguruar matematikisht kualifikimin për në Euro 2020 pas barazimit me Islandën në fushën e saj 0-0.
Por ata ndodhen në vendin e dytë me dy pikë më pak se Franca, të cilës i ka marrë një fitore dhe një barazim në ndeshje direkte.
Ndeshja e fundit është me një kundërshtar të dobët, Andorrën dhe tri pikët janë thuajse të sigurta.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka përgëzuar lojtarët e kombëtares dhe i ka kërkuar atyre vendin e parë.
Kjo nuk varet nga ata, por pikërisht nga kombëtarja shqiptare.
Erdogan i ka thënë lojtarëve të tij se Shqipëria do të jetë shumë e motivuar sepse luan në stadiumin e ri dhe ai është i bindur që ne do ti ndalim “Gjelat”.
Në rast fitoreje të turqve dhe ndalesë të Francës, ata kalojnë në vend të parë edhe po e mbyllën me pikë të barabarta pasi kanë fituar në ndeshje direkte.
Top Channel