Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e protestës studentore, Lëvizja për Universitetin paralajmëron rikthimin e protestës përpara Ministrisë së Arsimit.
Një vit më parë, me mijëra të rinj protestuan për ditë me radhë duke kërkuar uljen e tarifave të studimit, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, si dhe përmirësimin e kushteve skandaloze në konvikte.
Por ndonëse disa premtime dhe disa lëvizje u bënë nga autoritetet, Lëvizja për Universitetin pretendon se kushtet e studentëve nuk janë plotësuar.
Ndryshe nga sa ndodhi në 2018-n, kur nuk pati një organizator dhe kërkesat u shpalosën konkretisht disa ditë pas nisjes së protestës, për protestën e radhës Lëvizja për Universitetin i ka bërë paraprakisht publike kërkesat:
KUNDËR
-Ligjit të arsimit të lartë
-Financimit të universiteteve private me paratë tona
-Abuzimit me të drejtat e studentëve
PËR
-Arsim cilësor
-Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
-Përgjysmimin e të gjitha tarifave
-Votë të barabartë studentë-pedagogë
-Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
-Perspektivë punësimi profesional
NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!
Top Channel