Pamjet dramatike tregojnë se si një avion me 196 udhëtarë në bord ka marrë flkaë menjëherë pasi ka zbritur në aeroportin e Sharm El Sheikut, në Egjipt.

Avioni Boeing 737-800 po drejtohej nga kompania SkyUp, nga Ukraina, arriti të zbresë pa asnjë problem në aeroportin bregdetar.

Avioni shkoi të parkohet te vendi i tij, kur papritur shpërthyen flakët e parë te pjesa e majtë e mekanizmit të uljes.

Sipas teknikëve, vaji hidraulik i avionit kishte rrjedhur nga mekanizmi dhe kishte rënë sipër frenave të rrotave, të cilat ishin nxehur shumë, duke marrë flakë.

Të 189 udhëtarët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të zbresin pa lëndime.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel