FOTO/ Lidh nënën në karrige dhe i përdhunon vajzën dhe djalin në sy

13/11/2019 18:10

Një burrë është akuzuar në Britani si përdhunues serial, madje në një rast ai ka lidhur mamanë dhe e ka detyruar që të shikojë përdhunimin që ai i bënte vajzës 17-vjeçare dhe djalit 11-vjeçar.

Joseph McCann, 34-vjeç, u arrestua nga policia pas një ndjekje të gjatë me makinë derisa ai u përplas.

Disa orë pasi ai ka përdhunuar motër dhe vëlla dyshohet se ka përdhunuar edhe një 71 vjeçare dhe një 13 vjeçare që i mbante të burgosura në makinë.

Ai mësohet që ti ketë thënë policisë se nëse do e kishin kapur tek dy përdhunimet e para të tjerat nuk do të kishin ndodhur.

34-vjeri akuzohet për 11 abuzime ku fillojnë me persona nga 11 vjeç deri në 71 vjeç.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel