Aksident në Korçë-Pogradec, një person i plagosur
12/11/2019 18:02
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor, e për pasojë drejtuesi i motorit është plagosur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit ka njoftuar policinë, ndërsa nuk ka pritur të vijë autoambulanca në vendngjarje, por e ka dërguar vetë në spital personin e plagosur. I plagosuri, rreth 55 vjeç nga fshati Pirg, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit, për të cilin dyshohet paraprakisht se ka ndodhur për shkak të motit të keq.
Top Channel