Foto nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor, e për pasojë drejtuesi i motorit është plagosur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit ka njoftuar policinë, ndërsa nuk ka pritur të vijë autoambulanca në vendngjarje, por e ka dërguar vetë në spital personin e plagosur. I plagosuri, rreth 55 vjeç nga fshati Pirg, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit, për të cilin dyshohet paraprakisht se ka ndodhur për shkak të motit të keq.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA