Është ndier jo pak impakti i tij në mesin e fushës dhe pa të ekipi po vuan shumë. Bëhet fjalë për mesfushorin e Interit, Stefano Sensi, i cili pësoi një dëmtim muskular në ndeshjen ndaj Juventus. Lojtari ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të këtij dëmtimi dhe ku u duk se mund të shikohej pak dritë në fund të tunelit problemet shfaqen sërish për të. 24-vjeçari u duk se e la pas dëmtimin dhe u aktivizua nga trajneri Conte ,në pjesën e dytë në sfidën ndaj Dortmund.
Por ditën e sotme në konferencën për shtyp që Antonio Conte e zhvilloi në vigjilje të ndeshjes ndaj Verona-s këtë të shtunë, ai konfirmoi se lojtari nuk e ka kaluar dëmtimin dhe rrezikon të mbetet jashtë në takimin e nesërm. Mediat pranë klubit zikaltër konfirmojnë se Sensi, pritet të kryejë disa ekzaminime ekstra sot, për të vendosur më pas nëse do të jetë apo jo ndaj Verona-s.
Nëse do të konfirmohet mungesa e Sensit, atëherë do të shtohen telashet për Conten, që ka të dëmtuar edhe Giagliardinin në repartin e mesfushës dhe do të detyrohet të aktivizojë nga minuta e parë treshen Brozovic-Barrella-Vecino.
Top Channel