Amorim pas fitores me Salzburg: Kontrolluam ndeshjen, shënuam edhe gola
Alphadjo Cisse hyn në historinë e futbollit italian.
Me tregolëshin e shënuar në ndeshjen e raundit të dytë të Fazës së Ligës në Europa League, sulmuesi i Milanit, në moshën 19 vjeç e 358 ditë u bë futbollisti më i ri italian që shënon të paktën 3 gola në këtë kompeticion. Për më tepër, Cisse shkon në kuotën e 5 golave në vetëm 7 ndeshje.
‘Tregolëshi i rekordit? Jam shumë i lumtur, i gëzohem kësaj mbrëmjeje, por gjithçka kalon në plan të dytë.-tha Cisse pas ndeshjes-ajo që ka rëndësi është se fituam dhe luajtëm si një skuadër. Gol si qendërsulmues? Janë lëvizje që i mbart brenda meje. Kam luajtur si sulmues i mirëfilltë në kombëtare, përshtatem ne detyrat që më jep trajneri. Amorim për mua është një shtysë e rëndësishme’
Top Channel