Kjo e enjte në Europa League nuk ishte e veçantë vetëm për Juventusin dhe tifozët e saj, por solli edhe një koincidencë mjaft kurioze që lidhet drejtpërdrejt me dy nga emrat kryesorë të skuadrës bardhezi.

Në të njëjtën mbrëmje europiane, vëllezërit e Francisco Conceição dhe Teun Koopmeiners gjetën rrugën e rrjetës me ekipet e tyre përkatëse. I pari që shkëlqeu ishte Rodrigo Conceição, vëllai i anësorit të Juventusit. Mbrojtësi shënoi një nga golat e fitores 3-1 të Jagiellonisë përballë Ararat Armenia, duke treguar se talenti dhe nuhatja për golin janë një zakon familjar te shtëpia Conceição.

Pothuajse në të njëjtën kohë, festë pati edhe në familjen Koopmeiners. Peer Koopmeiners, vëllai i mesfushorit bardhezi Teun, vulosi një mbrëmje vendimtare për AZ Alkmaar. Ai realizoi golin e fitores 2-1 kundër Hapoel Beer Sheva, duke i dhuruar tri pikë me mjaft peshë skuadrës holandeze. Një natë e papërsëritshme europiane ku emrat Conceição dhe Koopmeiners u kthyen në kryefjalë jo vetëm në Torino, por në dy skaje të ndryshme të futbollit kontinental.

Top Channel