Cristian Chivu duket se e ka vendosur se cili portier do të jetë titullar për ndeshjen mes Bolognas dhe Interit që do të luhet në Dall’Ara dhe që është e vlefshme për javën e 7 të Serie A.

Pavarësisht gabimeve të Josep Martintez, spanjolli, sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’ , duket se do të konfirmohet në vendin e tij mes shtyllave.

Shkëmbimi duket se është shtyrë për sfidën e Ligës së Kampionveve; ndaj Shakhtar Donetsk do të jetë Provedel ai që do të luajë si titullar. Nëse do të ndodhë kështu, gjithnjë sipas ‘Gazzetta Dello Sport’, ish portieri i Lazios do të ketë hapësira për dy ndeshje radhazi. Duke parë kalendarin, Provedel pritet të jetë në portën zikaltër edhe në ndeshjen mes Interit dhe Fiorentinës në 25 tetor. Gjithsesi vendimi përfundimtar do të vijë pas një bisede që trajneri do të zhvilloje me të dy portierët.

Ndërkaq, dëmtimi i Lautaro Martinez do të bëjë që Chivu të reflektojë edhe në lidhje me strategjitë në lidhje me sulmin në mënyrë që të mos e ndjejë mungesën e kapitenit. Sigurisht alternativat nuk i mungojnë, por në Bologna, trajneri rumun do të kërkojë sigurinë që do të thotë se në fushë pritet të jenë Thuram dhe Pio Esposito, edhe pse Bonny mezi pret që t’i jepet shansi i parë për të luajtur si titullar në këtë sezon.

Top Channel