Një plazh në Finlandë është mbuluar nga mijëra copa akulli në formë veze, për shkak të një dukurie të rrallë natyrore.

Fotografi amator, Risto Matila, është një prej fatlumëve që i hasën “vezët e akullit” në ishullin Hailuoto të Gjirit të Botnias, midis Finlandës dhe Suedisë.

Ekspertët thonë se shkaktohet nga një proces i rrallë që bën copëza të vogla akulli të rrokullisen nga uji dhe nga era me shpejtësi, dhe të marrin atë trajtë.

Matila, i cili është banor i asaj zone, tha që nuk e kishte parë ndonjëherë diçka të tillë.

“Ishte një ditë plot erë, por me diell. Dolëm në breg dhe pamë këtë dukuri fantastike. Kishte borë dhe plot ‘vezë akulli’ përgjatë plazhit”, thotë ai.

Sipas tij, “vezët e akullit” kishin mbushur një hapësirë prej 30 metrash katror, dhe përmasat vandryshonin. Disa ishin sa një vezë, të tjera sa një top futbolli.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel