Ku ndahen e ku bashkohen PS-PD për Reformën Zgjedhore. Deputeti Alket Hyseni flet për dallimet në Top Talk

05/11/2019 17:14

Përgjatë intervistimit të deputeti socialist Alket Hyseni, anëtari i Komisionit për Reformën Zgjedhore u pyet ndër të tjera mbi pikat e takimit dhe të ndarjes së PS-PD përsa i përket Reformës Zgjedhore.

Ku bien dakord dhe ku jo, dy forcat më të mëdha politike, kur bie fjala te çështja e sistemit zgjedhor?

Fillimisht, Hyseni u ndal te të përbashkëtat.

“Unë besoj, me aq sa kemi informacionet tona, që brenda radhëve të tyre ka zëra profesionalë , të cilët jam i bindur që do të konvergojnë në të njëjtin qëndrim me ne, që standardet do të realizohen”, u shpreh ai duke u ndalur te standardet e lartpërmendura.

“Barazia gjinore. Pavarësisht se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha ka patur rekomandime për t’i avancuar këto hapa dhe në këtë aspekt, edhe opozitat e të gjitha llojeve, brenda dhe jashtë parlamentit janë dakord. Financimi i partive politike, kemi rënë dakord që kërkon një adresim të ri. Po kështu çështje që kanë të bëjnë me mënyrën e ndërtimit të komisioneve.” shtoi Hyseni.

I pyetur mbi pikat ku dy partitë ndahen nga pikëpamja e filozofisë për Reformën Zgjedhore, deputeti tha:

“Nuk mund të themi se ku ndahemi me ta përveç aspekteve proceduriale sot, për të cilat flas me kompetencë që ndahemi sepse ata kërkojnë që të anashkalojnë kushtetutën, ligjet, institucionet. Në pjesën tjetër janë vetëm me të dëgjuar, nuk kemi institucionalisht asnjë qëndrim.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA