Tentoi të vendoste rripin gjatë aksidentit, mori plagë të tmerrshme në trup

04/11/2019 18:01

Ashley Waldram, 27-vjeç, në mënyrë të dëshpëruar u përpoq të vendoste rripin e sigurimit gjatë një aksidenti automobilistik, por i shkaktoi vetes një plagë të tmerrshme në kraharor dhe në shpinë.

Ashley Waldram, 27-vjeç në mënyrë të dëshpëruar u përpoq të vendoste rripin e sigurimit gjatë një aksidenti automobilistik, por i shkaktoi vetes një plagë të tmerrshme në kraharor dhe në shpinë.
Xhaxhai i saj ishte në timon e ndërsa Ashley pasagjere, duke lëvizur me një shpejtësi prej 50km/orë përballen me një kthesë të rrezikshme, humbasin kontrollin dhe automjeti fillon të rrotullohet.

Ajo u gjend me kokën dhe njërin krahë midis sendiljes dhe xhamit, u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën. Pësoi fraktura të shumta, mëlçi dhe veshka të dëmtuara, mpiksje gjaku në trurin e saj dhe një mushkëri të shembur.

Tri ditë më vonë mjekët ishin të detyruar të vendosnin pllaka titani në kraharor për të stabilizuar gjendjen e saj, gjë e cila la plagë të mëdha në shpinën e saj.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA