Është shkarkuar nga detyra shefi ekzekutiv i McDonald’s, Steve Easterbrook, pasi ka pranuar se ai kishte marrëdhënie me një punonjëse.

Gjigandi amerikan i ushqimit të shpejtë , McDonald’s tha se Easterbrook “i ka shkelur politikat e kompanisë” dhe ka treguar “gjykim të dobët”.

Në një email dërguar stafit, biznesmeni britanik pranoi se ka pasur marrëdhënie dhe tha se kjo ishte gabim.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha të largohem”, tha ai.
Easterbrook, 52 vjeç, i divorcuar, ka punuar për McDonald’s në vitin 1993 si menaxher në Londër, e ndërsa më 2015 është emëruar shef ekzekutiv i kompanisë.

Chris Kempczinski, presidenti i McDonald’s në SHBA, u emërua si zëvendësues i tij.
McDonald’s ka shkarkuar shefin ekzekutiv të saj Steve Easterbrook pasi ai pati një lidhje me një punonjës.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA