Pas rezultateve të mira, një pronare i ka shprehur mirënjohjen vajzave që punojnë për të.

Presidentja e një firme kozmetike është parë në një video virale teksa ulet në skenë, u heq çorapet punonjëseve dhe përgatitet t’u lajë këmbët.

Firma merret me shitjen e produkteve kozmetike dhe sipas raportimeve, presidentja po falënderonte kështu vajzat që kishin lidhur më shumë kontrata, për t’i rritur moralin.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në Xhinxhan, lindje të Kinës, dhe shumë përdorues interneti në Kinë e kanë mbështetur nismën, por shumë të tjerë e kanë parë pa vend.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA