
23/02 22:38
Lautaro Martinez ka zhvilluar një fillim sezoni fantastik me ekipin e Interit. Deri më tani argjentinasi ka realizuar 7 gola dhe dhuruar 2 asiste në 13 ndeshje. Shifra të frikshme për një lojtarë i cili është vetëm 22-vjeç.
Për “El Toron” kanë shfaqur interes shumë klube të mëdha evropiane ku mund të përmendim Barcelonën dhe Manchester United.
Lojtari u ble në verën e 2018 për shifrën e 25 milionë eurove, por tani të paktën vlen katërfish më shumë se kjo shifër.
Drejtuesit e “Djajve të kuq” do të tentojnë të kenë shërbimet e lojtarit në muajin janar, por për ta bërë të tyrin 22 vjeçarin baza e ofertës duhet të jetë me e lartë se 100 milionë euro.
Top Channel