E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Werder Bremen mori një fitore të pastër me rezultatin 4-1 ndaj Heideinheim sfidë e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.
Seria e golave u hap në minutën e 6-të nga mesfushori i përfaqësueses Kosovare Milot Rashica i cili shënoi një gol mjaft të bukur me të djathtën. Në harkun kohorë të 12 minutave u realizuan dhe dy gola të tjera nga Leonardo Bittencourt dhe Davy Klaassen duke e çuar rezultatin në 3 me 0.
Pak minuta përpara përfundimit të pjesës së parë u shënua dhe goli i katërt nga Marco Friedl duke e thelluar dhe më shumë rezultatin.
Goli i shënuar nga modestët e Heideinheim me anë të Marc Schnatterer nuk ndryshoi asgjë pasi ndeshja përfundoi me këtë rezultat dhe ekipi i Werder Bremen kaloi më tej në tur.
Top Channel