Njeriu modern e ka origjinën nga Botsvana. Shkencëtarët kanë gjurmuar origjinën e njerëzimit duke u ndalur në një rajon në jug të lumit zambezi.
Zona tani është e dominuar nga duna kripe, por dikur mbante një liqen gjigant që mund të ketë qenë edhe vendlindja e paraardhësve tani, 200 mijë vite më parë. Këta të fundit kanë qëndruar atje për 70 mijë vite, deri sa klima lokale ndryshoi – thonë shkencëtarët. Ata filluan të zhvendoseshin ndërsa korridore pjellore të gjelbra u krijuan duke hapur rrugën për migrimin jashtë Afrikës.
“Ka qenë e qartë prej kohësh që njeriu modern është shfaqur në afrikë rreth 200 mijë vite më parë. Ajo për të cilën ka patur debate është vendndodhja e saktë”, thotë Vanessa Hayes, gjenetiste në unstitutin Garvan për kërkimet mjeksore në australi.
Sidoqoftë, përfundimet e saj janë pritur me skepticizëm nga kërkues të tjerë të fushës, sipas të cilëve, nuk mund të ndërtohet historia e origjinës së njeriut duke u bazuar vetëm tek ADN-ja mitokondrike. Analiza të tjera kanë dhënë përgjigje të ndryshme, me zbulimet fosile që flasin për një origjinë më në lindje të afrikës.
Ardita Becolli
Top Channel