Viti i Ri, Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.
Por pro vendimit të PZAP-së është Instituti Demokratik i Kosovës.
Nga ky institut, Ismet Kryeziu thotë se LVV-ja me këtë veprim ka për qëllim shtyrjen e certifikimit të zgjedhjeve
Sipas tij, nëse duan të merren parasysh votat edhe në rastet kur vonohen shkak i postës, atëherë duhen bërë reforma zgjedhore.
Gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, e cila e ka informuar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që do t’i hap rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë se re.
Alberta Hashani
Top Channel