Një shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi u përplas nga një automjet, përplasje kjo që rezultoi fatale.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat italiane, 38-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve.

Viktima po udhëtonte me biçikletë në rrugën bregdetare që lidh Giovinazzo me Molfetën, nëmomentin ku është përplasur nga makina që drejtohej nga një grua. Ndonëse gruaja njoftoi menjëherë ambulancën, shqiptari ndërroi jetë në vend.

Mësohet se gruaja është ndaluar nga karabinierët dhe aktualisht po vazhdojnë hetimet për aksidentin tragjik,.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA