Plagoset me thikë 19-vjeçari në Durrës
27/10/2019 17:42
Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës pas një sherri që ka pasur me një person tjetër.
Mësohet se i lënduari është në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Durrës/ Informacion paraprak
Në lagjen Nr. 17 Durrës pas një konflikti të çastit midis dy personave ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi:
K.Q., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për dentifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel