14/01 23:23
Polici është befasuar kur ka parë një vajzë në Bari, Itali duke drejtuar automjetin e duke përdorur njëherësh dy celularë.
Me njërin po bisedonte në telefon dhe me tjetrin chatonte në ëatsapp. Gjoba në Itali në këto raste shkon deri ne 165 euro dhe nga patenta të hiqen 5 pikë. Vajza italiane e kishtë lëshuar makinën dhe asnjë nga duart nuk e kishte vendosur në timon por e mbante atë drejt me anë të këmbës. Kaq ka mjaftuar për penalizimin ndërsa rasti ka bërë shumë bujë në Itali. Përdorimi i telefonave celularë në timon është një nga shkaqet kryesore te aksidenteve kudo në botë.
Top Channel