Sulmet izraelite në Gaza/ Nëntë palestinezë humbin jetën, mes tyre një djalë 10-vjeçar dhe një oficer policie i Hamasit
Vullkani Mayon në Filipine ka shfaqur sërish aktivitet të fortë, duke nxjerrë hi, lavë dhe shkëmbinj në orët e para të së martës, 14 korrik.
Momenti dramatik është filmuar në video, ndërsa autoritetet vijojnë të mbajnë në fuqi nivelin e lartë të alarmit.
Sipas Institutit Filipinas të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (PHIVOLCS), Mayon ka qenë aktiv për 190 ditë radhazi, me rrjedhje të vazhdueshme lave, rrjedha piroklastike dhe rrëshqitje shkëmbinjsh.
Instituti bëri të ditur se rrjedha piroklastike u shkaktua nga shembja e një pjese të rrjedhës së lavës pranë kraterit të majës. Aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit ka krijuar një situatë të vështirë për banorët e zonës.
The Philippines’ Mayon volcano continued spewing lava and rocks, the Philippine Institute of Volcanology and Seismology said. The agency said the eruption has persisted for 190 consecutive days, producing lava flows, pyroclastic density currents and rockfalls pic.twitter.com/B1xk6MDoEz
— Reuters (@Reuters) July 14, 2026
Sipas të dhënave zyrtare, 293,974 persona, ose 71,552 familje, janë prekur nga aktiviteti vullkanik, ndërsa 3,976 persona (1,088 familje) vazhdojnë të jenë të zhvendosur dhe strehohen kryesisht në 12 qendra të përkohshme.
Qeveria filipinase ka ndarë deri tani 314.9 milionë peso (rreth 5.2 milionë euro) ndihmë humanitare, përfshirë mbi 158 mijë pako ushqimore, ndërsa ka rezervuar fonde shtesë për të përballuar nevojat e banorëve.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 92 tërmete vullkanike, 299 rrëshqitje shkëmbinjsh dhe emetim mesatar ditor prej 5,842 tonësh dioksid squfuri, çka tregon se aktiviteti i vullkanit mbetet i lartë.
PHIVOLCS e ka mbajtur Mayon në Nivelin 3 të Alarmit, duke paralajmëruar se ekziston rrezik i menjëhershëm për shpërthime të rrezikshme. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos hyjnë në zonën e rrezikut prej gjashtë kilometrash rreth vullkanit.
Sipas vlerësimeve të institutit, deri më 8 korrik, Mayon kishte nxjerrë rreth 84.97 milionë metra kub material vullkanik, ku rreth gjysma përbëhet nga rrjedhje lave, ndërsa pjesa tjetër nga materiale të krijuara nga rrjedhat piroklastike dhe rrëshqitjet e dheut.
Top Channel