Vangjel Dule foli nga Bulerati pas ceremonisë përkujtimore të vrasjes së Kostandin Kacifas. Dule bëri thirrje për zbardhjen e të vertëtës si dhe publikimin e raporteve nga ana e Prokurorisë.

“Kushdo që cënon mos zbardhjen e çëshjes kontribon në në mënyrë negative për opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri”- tha Dule.

Dule u bëri thirrje edhe qytetarëve që ta raportojnë mirë dhe objektivisht çështjen. “Pasqyroni mirë realitetin, mos u bëni viktimë e klikimeve. Thellohuni në profesionin tuaj dhe mos u bëni zëdhënës të atyre që s’kanë lidhje me profesionin tuaj”- tha Dule.

Kur u pyet nga gazetarët për thirrjet që e ëma e Kacifasit bëri nga varri i tij, Dule përgjigjet: Mos u bazoni tek thirrjet e një nëne që e ka djalin e vrarë.

Në fund të prononcimit të tij Vangjel Dule akuzoi policinë shqiptare për terrorizimin e banorëve të Dropullit.

“Jam prej disa ditësh në lëvizje në Sarandë dhe Gjirokastër. Në këto momente që flasim do shikoni forca të shumta policia të armatosura në Dropull. Dropulli ka kriminalitet 0. Dropulli nuk mund të mbahet me mentalitet dhe metoda policeske. Në Dropull ka pasur tentativa shtetërore për t’i terrorizuar banorët por nuk ja kanë arritur”- u shpreh Dule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA