Më datë 28 tetor bëhet një vit nga ekzekutimi i Kostandin Kacifas. 35-vjeçari u vra gjatë shkëmbimit me armë me forcat e policisë shqiptare në Bularat.

Me këtë rast pritet të zhvillohet edhe një pelegrinazh, dhe për trazirat e mundshme që priten, gazetari Artan Hoxha tha në Top Talk se: “Për fat të keq sa herë kemi të bëjmë me episode të tilla, incidentet janë brenda sepse njerëzit që vijnë në këto raste janë kontigjent i prirur për të krijuar trazira, ka nga ata që janë të zgjedhur, ka nga ata që vetë ofrohen. Por po nuk u bë zhurmë nuk merret vesh dhe prandaj ata bëjnë zhurmë”, tha ai.

Sipas Artan Hoxhës “këto lloj aktivitetesh financohen nga lobe ultra-nacionaliste greke, shoviniste greke, fonde që vijnë nga Australia, që vijnë nga SHBA ku kanë lobingun më të fort dhe sa më shumë zhurmë të bëhet në Shqipëri aq më shumë fonde u vijnë atyre nga jashtë”.

Ata vijnë posaçërisht për të shkarkuar incidente. Në qoftë se një vit më parë ndodhi incidenti me Kacifas, donin të bënin zhurmë, ai u vra dhe u bë zhurma dhe tani ne kemi një ngjarje dashur pa dashur kriminale, të cilën këto qarqe anti shqiptare duan ta kthejnë në një ngjarje me sfond patriotik dhe duan ta shesin një person me precedentë penalë si martir. Në fakt është e kundërta. Pikërisht të njëjtët qarqe e kanë shfrytëzuar Kacifasin sa ishte gjallë si “kokë turku” dhe po e shfrytëzojnë sërish tani që është i vdekur si një martir. Por këtë radhe duke patur parasysh edhe atë që ndodhi vjet policia e shtetit shqiptar si dhe agjensi të tjerë të Inteligjencës jan përpjekur që t’i paraprijnë”, shpjegoi ai më tej.

Lidhur me masat që po merren me pelegrinazhin, Hoxha tha: “Në dijeninë time dy javë më parë është përpiluar një listë me persona të cilët nuk do lejohen të hyjnë dhe që janë persona të njohur në Greqi. Së dyti, është riaktivizuar lista prej 61 personash e vitit të kaluar, në atë listë është edhe ish-eurodeputetja qipriote, po ashtu ka edhe përfaqësues politik të forcave nacionaliste në Greqi përfshi Agimin e Artë dhe politikanë të Demokracisë së Re e cila ka ardhur në pushtet. Parë në këtë prizëm është hartar një plan masash i detajuar në datën 26 që i bie e shtunë, sepse në Greqi do jetë tre ditë pushim edhe dita 28, që është edhe festa kombëare e “Jo-së”, që ishte në atë kohë Musolini, do të jenë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana, të Fierit, të Delta Force të Vlorës si dhe do të jetë policia lokale e mbështetur nga shërbimi civil si dhe drejtoria e Kufirit, e cila mbulon kufirin. Pikat e shërbimit kufitar do të jenë të përforcuara me patrulla të përbashkëta shqiptare dhe greke, sepse edhe ato kanë marrë masa si dhe do kenë ndihmën e FRONTEX”.

Por a mund të ishte shmangur vrasja e Katsifas?

Forcat tona speciale nuk janë të trajnuar vetëm për të ekzekutuat njerëz, janë edhe për të parandaluar. Por para se të ndodhte ngjarja me Kacifas, ndodhi një tjetër ngjarje e rëndë si ajo e Selenicës ku u ekzekutuan 8 veta. dhe RENEA nuk e ekzekutoi gjë, që do të thotë se nuk ishin të prirur ta ekzekutonin. Por në rastin Kacifas, po bëhëshin 4 orë, po vinte nata, gjë që i jepet atij mundësinë të largohej, sepse ai e kishte zgjedhur shesh betejën, nuk e zgjodhi RENEA atë vend, dhe sasia e madhe e armëve që ai kishte i jepte mundësinë për të qëndruar gjatë, fut edhe trajnimin që ai kishte si ish-pjesëtar i forcave komando greke e bën atë të rrezikshëm’, thotë Hoxha.

Në fund Artan Hoxha thotë se ajo çfarë përbën problem sipas tij është fakti që “ si pas një viti prokuroria shqiptare nuk dalë ende me një vendim të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë, si janë zhvilluar ngjarjet. Kjo është çmenduri!

Sepse në këtë mënyrë do qetësonte shqiptarët , por edhe grekët. Duke e zvarritur çështjen, duke mos e dhënë verdiktin u jep mundësi krahut tjetër që ta përdorin këtë për të thënë që shqiptarët po fshehin të vërtetën.

Ndërkohë që e vërteta është e qartë, aty nuk u vra një martir, por një person me precedentë penalë, i cili kishte rrezikuar jetën e shtetasve dhe policisë shqiptare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA