
22/02 16:36
Gazetarët amerikanë kanë vënë re se presidenti i tyre ka nisur të bëjë pak si shpesh simbolin e gishtit të mesit, ndoshta pa dashur, ndoshta si mesazh i fshehtë.
Por gazetarët kanë vënë re që këto raste kanë ndodhur pikërisht kur presidentin e kanë korrigjuar gjatë një konference me astronautët, kur ai dha një fakt gabim.
Trump tha se ishte hera e parë që një grua dilte në hapësirë, por e korrigjuan në çast. Dhe presidenti kroi ballin kështu.
Të njëjtën gjë e ka bërë dhe dy herë të tjera, një herë gjatë një samiti të G7, dhe një herë gjatë takimit me personat me ngjyrë për muajin e ndërgjegjësimit për historinë e afro-amerikanëve.
Top Channel