“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur: 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime, refuzova gjykimin e shkurtuar Natën e 21 shtatorit 2019 është vrarë një azilkërkues nga Shkodra me emrin Sokol Sulaj, në qytetin e Sundsvall në veri të Suedisë.
Ngjarja ndodhi pas një sherri banal ku një grup azilkërkuesish janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas gjatë natës dy azilkërkuesit nga Rusia me të cilët është konfliktuar me herët viktima, kanë hyrë në dhomën e shkodranit dhe e kanë masakruar me thika teksa flinte.
Identifikimi i trupit është bërë vetëm një javë më parë në morg nga të njohurit e tij. Ndërsa tani familjarët po përpiqen që ta tërheqin të ndjerin.
E motra e tij Anila Sulaj që banon në Elbasan ka kërkuar ndihmë. Ajo është lajmëruar më 19 tetor për ngjarjen dhe është munduar të kontaktojë me shqiptarët që jetojnë në Suedi për të mësuar më shumë, por edhe me ambasadën shqiptare, ministrinë e Brendshme.
Top Channel