Asnjë surprizë në sfidat e mbrëmjes të ruandit të tretë të ndeshjeve në grupet A, B, C dhe D të Champions League. Në grupin A mori fitoren e parë Reali i Madridit falë suksesit 0-1 në Stamboll ndaj Galatasaray-t me një gol të Kross, fitore që i ngjiti Los Blancos në vendin e 2-të.

Vazhdon të kryesojë grupin Paris Saint Germain me pikë të plota. Francezët triumfuan 0-5 në transfertën belge ndaj Club Brugge me tregolëshin e Mbappe i cili bëri namin në këtë sfidë edhe pse hyri në fushë në minutën e 52-të dhe dygolëshin e parë të Icardit me fanellën e PSG.

Edhe Bayerni kryeson me pikë të plota grupin B teksa triumfoi në Athinë 2-3 me përmbysje ndaj Olympiacos në një ndeshje ku Leëandoëski shënoi dy herë ndërkohë që realizoi edhe francezi Tolisso. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi mori fitoren e parë Tottenham që në Londër mposhti 5-0 serbët e Crvena Zvezdës, falë dygolëshave të Kane dhe Son dhe finalizimit të Lamelas.

Në grupin C, Manchester City vazhdon të kryesojë bindshëm me pikë të plota teksa në Etihad shpartalloi me shifrat 5-1 Atalantan në një ndeshje të cilën Sterling realizoi tre herë dhe Aguero dy herë.

Në grupin D, Juventusi iu përgjigj Atleticos me një fitore të vështirë ndaj Lokomotivës së Moskës, fitore që erdhi me përmbysje falë dy golave të realizuar në harkun e dy minutave nga e 77-ta në të 79-ën nga Paulo Dybala. Me këtë fitore bardhezinjtë e Sarrit u ngjitën në kuotën e 7 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA