Conference League/ Drita ndëshkohet sërish në fund, barazon me Florianën, kualifikimi vendoset në Prishtinë
Ylli i kombëtares franceze dhe Bayernit të Mynihut, Michael Olise mësohet se ka një vajzë 20 muajshe, Aaliyah Noor, atësinë e së cilës e ka njohurt, por që nuk e ka takuar kurrë. Kjo është ajo që pretendon nëna e vogëlushes, Fatima Zaunbrecher, 34 vjeç në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjermane Bild.
Fatima Zaunbrecher tregon se e ka njohur futbollistin, tashmë 24 vjeçar në Intstagram kur ishte ende futbollist i Crystal Palace dhe mes tyre u krijua një lidhje në distancë që zgjati thuajse 2 vjet dhe që u mbyll përpara se ajo të mësonte se ishte shtatzënë. Sipas rrëfimit të 34 vjeçares, pas lindjes së vajzës, një test i ADN konfirmoi atësinë që është njohur zyrtarisht më pas nga Olise.
‘Më bën të ndihem keq kur shoh se dikush është kaq i pandjeshëm kundrejt një fëmije-tregon Fatima-nuk flet me mua dhe dërgon vetëm avokatët që më shkruajnë se nuk do të ishte ‘produktive’ nëse klienti i tyre do të shihte vajzën’
Por jo vetëm kaq, në qendër të kësaj historie është edhe çështja e pagesës për mirëmbajtjen e vajzës. Sipas Zaunbrecher, fillimisht iu ofruan 836.5 euro në muaj për vajzën, shifër që më pas u rrit në 2000 euro. ‘Por ato para nuk kanë ardhur deri tani, nuk kanë ardhur kurrë-vijon Fatima.
Por Bild sjell edhe versionin e përfaqësuesve të futbollistit, sipas të cilëve, Olise nuk iu ka bërë bisht kurrë përgjegjësive për mbajtjen e fëmijës dhe kishte propozuar që në fillim një shumë më të lartë nga niveli maksimal që parashikon ligji gjerman. Gjithnjë sipas përfaqësuesve të francezit, ka qenë Fatima që ishte e paarritshme dhe ishte ajo që i kërkoi një gjykate franceze një kuotë prej 60 mijë euro në vit për mbajtjen e vajzës.
Top Channel