Spektakël me 6 gola në Rrogozhinë! Egnatia nuk dorëzohet, kualifikimi vendoset në Slloveni
Sirenat turke bien për Glaison Bremer. Mbrojtësi i Juventusit po kërkohet nga Galatasaray që është gati të bëjë çmenduri për ta sjellë në Stamboll. Për momentin nuk ka ende ndonjë kontakt mes dy klubeve, por emisarët e klubit turk ua kanë bërë propozimin e tyre përfaqësuesve të futbollistit; 8 milionë euro në vit, 2 milionë më shumë nga sa përfiton aktualisht Bremer.
Oferta e majme duket se ia ka prishur mendjen qendërmbrojtësit brazilian i cili pas një periudhe reflektimi dukej se kishte vendosur që të qëndronte në Torino. Por ndërhyrja e Galatasaray i përzjeu kartat; me këto shifra Gleison nuk i mbyll dyert klubit turk siç ndodhi përpara disa javësh.
Nga ana e tij, Juventus nuk dëshiron të privohet nga shërbimi i Bremer, por nëse në për të vjen ndonjë ofertë bindëse, mund të marrë në konsideratë largimin e tij. Mbrojtësi brazilian ka me Zonjën e Vjetër një klauzolë prej 58 milionë eurosh e vlefshme deri në 10 gusht dhe është e vështirë të mendosh që klubi torinez të kërkojë më pak se kjo shifër për Bremer
Pra, Galatasaray, përveç pagës faraonike duhet të bëjë edhe një ofertë prej të paktën 50 milionë eurosh për të bindur Giovanni Carnevali. Një skenar ky, që sipas asaj që publikohet në median turke nuk është aq i pamundur për t’u realizuar sa ç’duket. Tifozët e Galatasaray në fakt po kërkojnë me forcë një goditje në merkato për t’iu përgjigjur blerjeve të kryera nga rivalët e Besiktas e Fenerbahçe që kanë marrë respektivisht deri tani Kokcu nga Benfica e Trossard nga Arsenal (dhe ëndërrojnë Salah) dhe Greenëood nga Marseille dhe Ake nga Manchester City.
Dhe tani ofensiva për Bremer e Galatasaray duket e menjëhershme edhe sepse kampionati turk do të nisë pas rreth 3 javësh. Koha po kalon dhe oferta që po përgatit klubi është pranë shifrës që kërkon Juventusi; 40 milionë euro plus bonuset me mundësinë për të rritur pjesën variabël për të tunduar Juventusin.
Top Channel