Kampion Evrope dhe bote, Federata Spanjolle mban fort De La Fuenten, kërkon rinovimin deri në 2030
Një ditë pas rikthimit të shokëve të tij të kombëtares, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, është kthyer në vendlindje së bashku me bashkëshorten Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre.
Familja udhëtoi me një avion privat nga Miami drejt Rosarios, ndërsa më pas u drejtua me automjet në një kompleks rezidencial në Funes, në periferi të qytetit, ku Messi ka një banesë dhe qëndron zakonisht sa herë rikthehet në rajon.
Ndryshe nga pritja e ngrohtë që iu rezervua një ditë më parë pjesës tjetër të kombëtares në Buenos Aires, Messi u kthye në qetësi, pa ndonjë pritje të organizuar.
Pas humbjes në finalen e Kupës së Botës, sulmuesi publikoi edhe një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku pranoi se humbja ishte e dhimbshme, por theksoi se do të ruajë kujtimet pozitive nga rrugëtimi i Argjentinës në turne.
Ndërkohë, vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e 39-vjeçarit me kombëtaren. Ende nuk dihet nëse Messi do t’i japë fund karrierës ndërkombëtare apo do të synojë të vazhdojë deri në Botërorin e vitit 2030, kur Argjentina do të jetë një nga vendet pritëse të ndeshjeve të edicionit jubilar.
Top Channel