Një burrë dhe bashkëshortja e tij ranë në dashuri me një grua që njohën në palestër. Tani janë të lumtur, të tre bashkë.

Inxhinierja dhe pronarja e një palestre, Meri Barillas, u njoh me bashkëshortin dhe ortakun e saj në biznes, Leon, qëkur ishin 13 vjeç.

Ata duheshin shumë dhe në fakt u martuan sapo Meri mbushi 17 vjeçe. Sot janë 32 (Meri) dhe 34 (Leo), dhe kanë një palestër bashkë, si dhe dy fëmijë, 9 dhe 4 vjeç.

Në vitin 2015 u bënë miq me Kimberlin, një ekonomiste që vinte te palestra. Pas një viti vunë re se nga kjo miqësi po kthehej në diçka më shumë, një ndjenjë romantike.

Tani ata jetojnë të tre  bashkë në një shtëpi, si dhe me dy fëmijët që Kimberli i ka nga një lidhje e mëparshme.  Të tre prindërit dhe katër fëmijët ndihen shumë mirë si një familje e vetme.

Leo thotë për mediat se lidhja nuk është ndryshe nga ato me dy persona. Thjesht janë tre. Por thelbi që i mban të lidhur mbetet sinqeriteti dhe dashamirësia.

Aj.P

FOTO GALERI
7/7
Leo thotë për mediat se lidhja nuk është ndryshe nga ato me dy persona. Thjesht janë tre. Por thelbi që i mban të lidhur mbetet sinqeriteti dhe dashamirësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA