Sulmi i Turqisë në Siri, ambasadori turk flet për gratë dhe fëmijët e luftëtarëve shqiptarë atje

14/10/2019 19:54

Forcat e Armatosura të Turqisë, së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane për të gjashtën ditë vijojnë operacionin e koduar “Burimi Paqes”, kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DEASH, të cilësuara nga presidenti Erdoğan si organizata terrorishte.

Në Tiranë, ambasadori Turqisë, Murat Ahmet Yörük, tha se vendi i tij është i vendosur në luftën me terrorizmin dhe nuk do ta lejojnë atë të rritet në kufinjtë mes Turiqisë dhe Sirisë.

Top Channel e pyeti ambasadorin se sa të sigurtë janë rreth 70 gra e fëmijë të mbetur në kampin Ain Issa në brendësi të Sirisë.

“Turqia është gati të bashkëpunojë në lidhje me sigurinë dhe statusin e këtyre njerzve në kampe apo qendra detencioni. Zgjidhja më e drejtë për këta persona të lidhur me lutëtarët e huaj e familjarët e tyre do të ishte rikthimi në shtetet e tyre të origjinës. Për këtë qeveria turke është gati të bashkëpunojë me vende të ndryshme. Ne jemi duke shkëmbyer informacione me qeverinë shqiptare në lidhje me këtë cështje por operacioni sapo ka filluar ndaj organizatave terroriste”, tha ambasadori.

Ambasadori Murat Ahmet Yörük theskoi se ky operacion ushtarak nuk ka të bëjë me civilët dhe se po tregohet kujdes në këtë drejtim.

Muhamed Veliu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA