Komisioni Venecias në seancë plenare diskutoi dhe miratoi opinionin pas kërkesës së kuvendit të Shqipërisë në lidhje me shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta.
Përmes një deklarate për median, komisioni Venecias thotë se ekspertët e këtij komisioni kanë mbërritur në përfundimin se “presidenti Ilir Meta veproi duke tejkaluar kopetencat që i jep Kushtetuta”.
Komisioni Venecias thekson se ka të dhëna që veprimet e presidentit mbase nuk janë të asaj natyre për të justifikuar shkarkimin përmes impeachment.
“Presidenti Shqipërisë nuk mund të anullonte datën e zgjedhjeve pa një konsensus politik. Madje edhe në rastet e emergjencave si përshembull luftë apo katastrofa natyrore , parlamenti duhet të mblidhjes për të adoptuar një legjislacion ad hoc në shtyrjen e zgjedhjeve”.
Komisioni Venecias thekson: Ekspertët nënvizojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. Ata theksojnë mungesën e një sfide të drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit përpara gjykatës.
Megjithatë Komisioni Venecias thotë se i takon kuvendit të Shqipërisë të vendosë e më pas Gjykatës Kushtetuese. Zëdhënësi Komisionit të Venecias Panos Kakaviatos i tha Top-Channel se opioni final do të publikohet në faqen zyrtare të komisionit të Hënën e ardhshme.
Kryeministri Rama reagoi në facebook dhe i cilësoi TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.
-Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.
-Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj”, janë tre përfundimet sipas kreut të ekzekutivit”, shkruan Rama.
Top Channel