Pavarësisht lajmeve me vdekje, modelet e Bilzerianit reklamojnë kompaninë e kanabisit

08/10/2019 20:54

Dan Bilzerian vazhdon të reklamojë kompaninë e tij që shet kanabis që konsumohet me cigare elektronike, pavarësisht lajmeve negative që janë botuar kohët e fundit në lidhje me përdorimin e cigareve me avull, si dhe rastet e përdoruesve që kanë vdekur. Në shtator, kompania e Bilzeriant u rrit me 31% dhe kjo ishte e pazakontë edhe për vetë agjentët e bursës.

Kompania e tij “Ignite” është duke u zhvilluar kënaqshëm në SHBA dhe në Kanada, por tregu i ri po njeh rritje gjithandej, ndaj Bilzerian po jep përpjekje maksimale dhe serioze për t’u vendosur sa më fort.

Lënda që ai tregton quhet CBD (kanabidiol). Ajo konsumohet me cigare me ngrohje elektronike, por nuk ka efektet e dehjes që shkakton kanabisi që tymoset tradicionalisht. Megjithatë, shumë përdorues kanë thënë se CBD u ka dhënë efekte qetësuese për dhimbje të ndryshme si dhe u ka lehtësuar krizat e ankthit.

Tregu në fakt është nga zërat që po rriten më shpejt në ekonominë perëndimore. Edhe pse shumë vende e kanë ende të ndaluar, kanabisi i ligjshëm ka njohur një rritje vjetore prej 45%. Për krahasim, produktet më të zakonshme, si pijet freskuese, ushqimet e paketuara, apo mallrat e kujdesit personal, janë rritur vetëm me nga 3% secili. Pijet alkoolike me 1.4% dhe duhani me 1.2%.

FOTO GALERI
7/47

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA