Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, shënuan ndryshim të madh në skenën politike.
Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, nga publikimet e rezultateve të këtyre zgjedhjeve vazhdon të kryesojë Lëvizja Vetëvendosje me 25,79% të votave.
Kjo e fundit, e ndjekur nga partitë kryesorë, Lëvizja Demokratike e Kosovës me 25,05%, duke vijuar me Partinë Demokratike të Kosovës me 21,15% të votave si dhe AAK-PSD Koalicioni 100% Kosovë me 11,63% të votave.
Lëvizja Vetëvendosje, në mesnatë kremtoi në qendër të Prishtinës, duke shpallur fitoren.
Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, tha se po hapet një epokë e re për Kosovën ndërsa paralajmëroi hapjen e negociatave për koalicion qeveritar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Top Channel