Willian Kailin, Peter Radcliffe dhe Gregg Semenza kanë fituar çmimin Nobel për Mjekësinë, 2019, për zbulimin e mënyrës në të cilën qelizat përdorin oksigjenin.
Ky mekanizëm ka një rëndësi thelbësore për mbajtjen e qelizave në gjendje të mirë dhe zbulimi ka hapur rrugën për reduktimin e shumë sëmundjeve, veçanërisht anemisë dhe tumoreve.
“Tre studiuesit kanë vendosur themelet për kuptimin se si nivelet e oksigjenit ndikojnë në metabolizmin celular dhe funksionin fiziologjik”, ka shpjeguar juria e Nobelit, “Rëndësia themelore e oksigjenit është e njohur prej shekujsh, por mënyra se si qelizat adaptohen ndaj ndryshimeve të niveleve të oksigjenit, ka qenë një mister.”
Janë dy amerikanë dhe një britanik fituesit e Nobelit të Mjekësisë së këtij viti. Më i moshuari është Peter J Ratcliffe, i lindur në Lancashire në 1954, që ka studiuar në Cambridge dhe më pas edhe në Oxford. Amerikani Gregg Semenza, 63 vjeç, ka lindur në Nju Jork dhe ka studiuar në Harvard dhe më pas në universitetin e Pensilvanisë.
Ndërsa Uilliam Kaelin, 62 vjec, po ashtu ka lindur në Nju Jork dhe ka ndjekur studimet në universitetin Duke dhe atë Johns Hopkins. Vitin e kaluar, Nobeli i Mjekësisë u fituar nga James P Allison dhe Tasuku Honjo që zbuluan se si të luftohet kanceri duke përdorur sistemin imunitar të organizmit.
Top Channel