Ditën e djeshme në Tiranë hapi dyert showroomi më ekskluziv dhe elegant me pajisje elektroshtëpiake Smeg.

Në eventin e inagurimit me rastin e hapjes ishin të ftuar personalitete italiane, Presidenti i dhomës së Tregtisë Antonio Nidol dhe Këshilltari ekonomik i Ambasadës Italiane, Serafino Stajano.

Për më shumë se 70 vjet, pajisjet Smeg janë parë si zgjidhje me shije dhe elegante të kërkesave të jetesës bashkëkohore, si rezultat i partneriteteve të kompanisë me arkitektë të famshëm në botë.

Smeg është i njohur në Shqipëri me frigoriferin ikonik retro me ngjyra.

Në këtë showroom, Smeg përfaqësohet me gamën e plotë të produkteve incaso si dhe pajisjeve të vogla të kuzhinës me ngjyra dhe stilin e tyre retro.

Produktet Smeg të udhëhequra nën sloganin “Teknologjia që arredon”, janë fituese të shumë çmimeve ndërkombëtare si, Red Dot Design Award dhe I F Design Award.

Në bashkëpunim me stilistët Dolce&Gabbana frymëzuar nga Sicilia, Smeg ka krijuar një linje produktesh të branduar nën emrin Dolce&Gabbana.

Nga 5 tetori mund ta vizitoni showroom-in Smeg, me vendndodhje tek ish Shushica pranë Stadiumit ‘Selman Stermasi’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA