Karrigia me rrota, do të jetë më e lehtë se kurrë për tu lëvizur me shpikjen e fundit, Wheelie. Kjo lloj karrige, mund të zhvendoset falë shprehjeve të fytyrës, siç është një ngritje vetullash.

“Kuadroplegjikët, njerëz të diagnostikuar me ALS apo gjithkush tjetër që nuk mund të kontrollonte një karrige elektrike me rrota me duart e tyre, mund ta kontrollojnë me lëvizje fytyre, si një puthje, një buzëqeshje, një ngritje vetullash”, thotë presidenti i kompanisë braziliane HOOBOX Robotics, Paul Pinheiro.

Shërbimi me një çmim 300 dollarë në muaj , sqaron VOA, përdor një kamera Intel “RealSense” për të kapur pika të ndryshme në fytyrën e përdoruesit. Programi kompjuterik është tepër i saktë dhe kap vijat përreth gojës, syve dhe vetullave”.

Një kompjuter i lidhur me karrigen, nxjerr një hartë me tre përmasa të fytyrës, duke diktuar deri në 11 shprehje të ndryshme të fytyrës. Ky konsiderohet një nivel i ri lirie për të lëvizur nga ana e përdoruesve që jo gjithmonë mund ta provojnë këtë ndjesi.

Edhe lëvizje fare të vogla, mund të interpretohen disa sekonda para shprehjes së plotë të fyryrës. Por ka disa shqetësime se teknologjia mund të mos jetë aq praktike, nisur sidomos nga fakti që ndonjëherë shprehjet e fytyrës janë dhe të pavullnetshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA