Mbreti i pankinës në Kupën e Botës, Deschamps thyen rekordin 60-vjeçar
Gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, Kryeministri Rama njoftoi shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.
Kryeministri shtoi se ligji për Zonat e Mbrojtura nuk do të shfuqizohet pasi është një nga më të mirët që ka vendi ynë dhe për ta hartuar atë është punuar shumë fort.
“Dua të sigurohem që nuk ka një keqinterpretim të riformulimit. Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike që është diçka që kemi disa kohë që kemi rënë dakord sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet. Po punojmë ngushtësisht me komisionin për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Kur bëhet fjalë për ligjin tjetër, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur një rezolutë në PE që e ka kërkuar këtë. Por duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane, të ndryshojmë brenda këtij ligji gjithçka që nuk është në pajtim me standardet europiane.
Shfuqizimi nënkupton anulim. Ligji për investimet strategjike do të anulohet, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura është një nga ligjet më të mira që kemi, është një ligj që kemi punuar shumë fortë për ta hartuar. Është ligji i parë në vend për zonat e mbrojtura, sepse nuk kishim një të tillë më parë. Ne duhet të trajtojmë pjesë specifike që duhet të jenë në pajtim të plotë me standardet e BE-së dhe edhe për këtë ndërkohë që flasim po punojmë me Komisionin. Por “shfuqizim” nuk e marrim si fjalë “për të qenë në përputhje”. Nuk është shfuqizim, është miratim 100% në përputhje me standardet europiane. Shfuqizimi është për investimet strategjike, janë dy gjëra të ndryshme”, u shpreh Kryeministri Rama.
Top Channel