Revolucion te “Gjelat”/ Fillon epoka “Zidane” mes yjeve dhe presionit për të zëvendësuar të pazëvendësueshmin Deschamps
Partia Demokratike pritet të zhvillojë nesër garën për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të strukturave të saj.
Sipas raportimit të gazetares Elda Menga, Flamur Noka duket se është në rrugën e rikonfirmimit si nënkryetar i PD-së, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i një sfidanti përballë tij.
Ndërkohë, zgjedhja e Gazment Bardhit si nënkryetar nuk pritet të jetë surprizë, pasi ai mban edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Sipas statutit të PD-së, kryetari i grupit parlamentar duhet të mbajë edhe postin e nënkryetarit të partisë.
E njëjta gjë vlen dhe për Agron Gjekmarkaj, i cili pritet të vijojë të mbajë detyrën e nënkryetarit të partisë dhe Kuvendit.
Në garën për postet e nënkryetarëve pritet të jenë edhe emrat e Luçiano Boçit, Klevis Balliut dhe Belind Këlliçit.
Ndërkohë, pritet që në drejtimin e partisë të ketë edhe një përfaqësim nga gratë. Një prej emrave të përfolur është Erisa Bajaziti, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.
Top Channel