Trump ndërron “mendje”/ Presidenti amerikan heq dorë nga tarifa 20% në Ngushticën e Hormuzit, zbulon planin e ri me vendet e Gjirit

14/07/2026 17:22

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se plani për vendosjen e një tarife prej 20% mbi ngarkesat që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk do të zbatohet dhe se do të zëvendësohet me marrëveshje investimi dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e Gjirit.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se ka ndryshuar qëndrim vetëm pak më shumë se 24 orë pasi kishte njoftuar planin fillestar për vendosjen e tarifës.

Sipas tij, në vend të taksës prej 20%, administrata amerikane do të fokusohet në arritjen e marrëveshjeve të investimeve dhe biznesit me shtetet e Gjirit, pa dhënë më shumë detaje mbi mënyrën se si do të zbatohen këto marrëveshje.

Trump kishte deklaruar më herët se tarifa do të zbatohej për të gjitha ngarkesat që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke argumentuar se të ardhurat do të përdoreshin për të financuar sigurinë dhe mbajtjen e hapur të këtij korridori strategjik detar.

Top Channel