24/05 15:52
Reali i Madridit mori një fitore me drithërima në Santiago Bernabeu, në javën e katërt të kampionatit spanjoll.
Skuadra e Zinedine Zidane mposhti Levanten me rezultatin 3-2, në një ndeshje ku në fundin e pjesës së parë u duk se cdo gjë ishte mbyllur, pasi “Los Blancos” e fituan atë fraksion 3-0, me gola të Benzema, që shënoi 2 herë, dhe të Casemiros.
Por në pjesën e dytë u pa një lloj reagimi nga skuadra valenciane, e cila arriti të shënojë 2 herë, me Borja Mayoral dhe Meleron, duke i trembur jo pak tifozët e Realit. Madje, në fund, mund edhe të kishte barazuar rezultatin por Kurtua shpëtoi portën e tij.
Top Channel