‘Shkundet’ sërish Turqia, goditet nga një tërmet me magnitudë 4.9 ballë, epiqendra e tij e njëjtë me atë të javës së kaluar
Princesha saudite Hassa bint Salman është dënuar me 10 muaj burg nga një gjykatë franceze, pasi rrahu një hidraulik në Paris.
Vajza 43 vjeçare e mbretit saudit Salman u përfshi në konflikt me egjiptianin Ashraf Eid në shtator të 2016, kur ky i fundit po e ndihmonte të rinovonte rezidencën luksoze.
Sipas tij, truproja e princeshës i lidhi duart dhe e rrahu, para se ta detyronte t’i puthte Hassa-s këmbët, kur kjo e fundit e akuzoi se Ashraf tentoi t’i bënte foto.
Eid tregoi për policinë se Salman i tha: “Do e shohësh se si i flitet një princeshe, si i flitet familjes mbretërore”, ndërkohë që i vodhën dhe telefonin.
Princeshë Hassa e ka mohuar vazhdimisht këtë, duke e refuzuar versionin e hidraulikut, e ndërsa avokati i saj e gjykoi si “delirant”.
“Nuk kishte vjedhje, dhe as dhunë. Provat nga hetimet dhe certifikatat mjekësore tregojnë se akuzat e Z.Eid janë të çuditshme,” u shpreh ai.
Princesha saudite, e cila nuk ishte në seancë kur u dha dënimi, do të apelojë vendimin e gjykatës.
Top Channel