Përfaqësuesja e Kosovës në futboll humbi 5-3 ndaj rivalit më të vështirë të grupit në eliminatoret për Europianin 2020, por disfata e kuptueshme me Anglinë, nuk i zbeh shanset për kualifikimin potencial.

Dardanët treguan një lojë të mirë në stadiumin Sejnt Meri në Sauthempton, dhe tentuan të rikthehen në lojë disa herë, por në fund verdikti i fushës tregoi diferencat e mëdha mes ekipeve, që tani ndahen nga 4 pikë në renditje.

Askush nuk e priste avantazhin e miqve pas vetëm 34 sekondash lojë! Zbritje impresionuese në sulm dhe Valon Berisha tundi rrjetën e portierit Pikford.

Ndeshja mori përmasa të tjera me barazimin e Rahim Stërling, në një pjesë të parë që u kthye në makth për vizitorët. Heri Kejn i dha avantazhin për herë të parë Anglisë ndërsa Kosova vuajti një tjetër goditje me autogolin e pafat nga Vojvoda.

Pa shkuar në pushim, talenti i Borusias së Dortmundit, Xhadon Sanço shfrytëzoi shansin e artë si titullar duke shënuar dy herë në kuadratin e portierit Muriç. 5-1 për vendasit.

Kështu e nisi Kosova fraksionin e dytë por nuk u dekurajua. Valon Berisha ngushtoi rezultain ndeërsa u desh një penallti për të ndezur shpresat e një përmbysjeje të madhe që nuk erdhi kurrë. Në diskutimin mes Berishës dhe Muriqit, për të marrë përgjegjësitë nga pika e bardhë, prevaloi sulmuesi i Fenerbahçes.

Muriqi shënoi të tretin e miqve por festivali i golave u ndal me kaq.
Anglia kryeson me pikë të plota ndërsa Kosova është e treta me 8 pikë në 5 ndeshje. Shuhet në stadiumin Sejnt Meri edhe rekordi i Kosovës pas 15 ndeshjeve pa humbje.

Aurel Boriçi

FOTO GALERI
3/12
Sterling barazon në minutën e tetë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA