Pak ditë më parë Charles Leclerc gjeti fitoren e parë në karrierë në Formula 1, duke triumfuar në garën e Belgjikës, që ishte edhe suksesi i parë për skuadrën Ferrari për këtë sezon , ndërsa këtë fundjavë gara është zhvendosur në shtëpinë e “kokëkuqes”.

Kështu janë zhvilluar sot dy sesionet e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Monzës, të cilat janë dominuar nga piloti francez i Ferrarit, që ka vendosur kohën më të mirë, duke lënë pas Hamilton, Vettel dhe Bottas.

Nesër do të jeta radha e sesionit të tretë të provave të lira, si e provave zyrtare, që do të përcaktojnë edhe renditjen e startit të garës që do të zhvillohet të dielën në orën 15:10, ndërsa Leclerc ka hedhur kandidaturën për fitoren e radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA