Nedim Bajrami është shumë pranë një aventure të re në karrierën e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Rangers dhe të transferohet te klubi saudit Al Taawoun.

Sipas raportimeve nga tregu i transferimeve, marrëveshja mes klubeve është thuajse e mbyllur dhe vlera e operacionit pritet të jetë rreth 3 milionë euro.

Bajrami ka rënë dakord gjithashtu për kushtet personale dhe është gati të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin saudit deri në vitin 2029.

Lojtari shqiptar u bashkua me Rangers pas një periudhe të suksesshme në Itali, ku luajti me Empolin dhe Sassuolon.

Te Rangers, Bajrami arriti të tregojë cilësitë e tij teknike, por aventura në Skoci duket se do të mbyllet më shpejt nga sa pritej.

Transferimi te Al Taawoun do t’i japë 26-vjeçarit një kapitull të ri në karrierë, në një kampionat që vitet e fundit ka tërhequr shumë emra të njohur të futbollit botëror.

Top Channel