Egnatia tashmë e di rrugën që duhet të ndjekë në Europë.

Nëse skuadra rrogozhinase arrin të eliminojë Shamrock Rovers në raundin aktual, atëherë në fazën play-off të UEFA Europa League do të përballet me skuadrën norvegjeze Lillestrom.

Kualifikimi ndaj irlandezëve do të kishte një rëndësi të madhe për Egnatian, pasi do të garantonte zyrtarisht një vend në fazën play-off të UEFA Conference League, duke siguruar vazhdimin e aventurës europiane pavarësisht rezultatit të mëtejshëm.

Por kampionët e Shqipërisë do të kishin edhe një mundësi të artë për të bërë historinë. Nëse kalojnë Shamrock Rovers, ata do të jenë vetëm një përballje larg hyrjes në fazën e grupeve të Europa League.

Kjo do të ishte një sfidë e vështirë për ekipin shqiptar, pasi norvegjezët kanë eksperiencë në kompeticionet europiane, por Egnatia ka treguar se është gati të sfidojë kundërshtarë me emër në arenën ndërkombëtare.

Në rast disfate, atëherë Egnatia shkon në play off-in e Conference League, aty ku do të luajë shansin e fundit për grupet e Europës, aty ku do të ndeshet me skuadrën që do të humbasë sfidën KuPS-Univ. Craiova.

Rruga europiane e Egnatias këtë sezon është një mundësi historike për klubin dhe futbollin shqiptar, pasi çdo raund i kaluar sjell më shumë prestigj, të ardhura dhe përballje me skuadra të nivelit të lartë.

Top Channel