E ardhmja e Asllanit merr tjetër kthesë, Interi e përfshin në ofertën për mesfushorin që luan në Arabinë Saudite
Mario Mitaj ka marrë vlerësime maksimale nga trajneri i Genoas, Daniele De Rossi, vetëm pak ditë pas transferimit të tij te skuadra italiane.
Pas ndeshjes miqësore ndaj Leicesterit, tekniku italian foli për mediat dhe u ndal te mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, duke e cilësuar si një futbollist me cilësi të larta, i aftë për të rritur nivelin e ekipit.
“Ai ka cilësi të shkëlqyera. Ofron shumë mundësi në lojë, e vë skuadrën në lëvizje shumë mirë me topin dhe di si ta shtyjë ekipin përpara. Edhe fizikisht, megjithëse nuk është një lojtar shumë i madh, ka shpejtësi, e kontrollon mirë topin, luan me cilësi dhe avancon vazhdimisht,” deklaroi De Rossi.
Trajneri i Genoas e krahasoi Mitajn me dy mbrojtës të njohur të krahut, duke vënë në pah karakteristikat e tij teknike.
“Është shumë i ngjashëm me Martinin ose Angelinon. Janë mbrojtës krahu që nuk janë gjigantë fizikisht, por dinë gjithmonë ku ta vendosin topin. Për sa i përket cilësisë dhe prekjes së topit, ai do ta rrisë nivelin e skuadrës sonë.”
De Rossi shtoi se ka bindjen se 22-vjeçari shqiptar mund të luajë edhe në role të tjera, falë inteligjencës dhe aftësive të tij.
“Kam ndjesinë se ai mund të aktivizohet edhe në pozicione të tjera në fushë,” u shpreh tekniku.
Megjithatë, Mitaj nuk u aktivizua në miqësoren e fundit, me De Rossin që sqaroi se vendimi ishte marrë vetëm për ta mbrojtur lojtarin pas ditëve të ngarkuara që shoqëruan transferimin e tij.
“Ai u ndje mirë, por nuk doja ta rrezikoja. Ai sapo ka kaluar vizitat mjekësore, prezantimin dhe procedurat e transferimit. Është pak prapa grupit për sa i përket intensitetit të stërvitjes, por të dhënat që kemi tregojnë se shumë shpejt do të jetë në gjendjen optimale.”
Top Channel