Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook përfundimin e punimeve të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër.

Postimin e tij, ai e ka shoqëruar edhe më urimin për besimtarët myslimanë.

“Me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, GËZUAR KURBAN BAJRAMIN ?”, shkruan Rama.

Xhamia e Pazarit, mori statusin monument kulture në vitin 1973. Është  e vetmja xhami e paprekur, e cila u ka mbijetuar shkatërrimeve nga koha e komunizmit. Ajo ka një minare me një ballkon (sherife). Xhamia vizitohet kryesisht në verë nga turistët e interesuar për qytetin, ku xhamia bie shumë mirë në sy nëse kalon në zonën muzeale të Gjirokastrës.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA